Akili mbetet pa medalje në Turqi
07 prill 2018
| 13:05
Xhudisti Akil Gjakova ka mbetur jashtë luftës për medalje në Antalya Grand Prix 2018 në Turqi, pasi në “repechage” është mposhtur nga iraniani Mohammad Mohammadi.
Paraprakisht ai humbi përballjen çerekfinale të këtij turneu, duke u mposhtur nga koreani Changrim An.
Rrethin e parë Akili e kaloi pa luftë, në atë të dytë eliminoi xhudistin nga Kirgizia, Bektur Rysmambetov, ndërsa në të tretin atë nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.