Akili, Nora e Distria synojnë ‘pushtimin’ e podiumit në Paris
08 shkurt 2019
| 20:27
Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta “pushtojnë” podiumin e Grand Slamit në Paris 2019. Sot (e shtunë) dhe nesër (e diel) mbahet ky Grand Slam, kurse ekipi i Kosovës përfaqësohet me tre garues.
Akil Gjakova do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar. Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë. Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, kurse Distria Krasniqi garon në -48 kg.
Gara e Grand Slamit vlerësohet një prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.