Akis Vavalis emërohet trajner i Dritës
24 prill 2023
| 11:21
Skuadra e Dritës e ka emëruar trajnerin e ri. Akis Vavalis do të jetë pasardhës i Arsim Thaqit në postin e shefit të shtabit teknik në skuadrën nga Gjilani.
“FC Drita ka kënaqësinë të prezantoj trajnerin e ri të klubit, Vavalis nga Greqia. Vavalis është pritur nga drejtori gjeneral Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin. Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmëstrajner. Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis”, thuhet në njoftimin e Dritës.