AKK-ja dënon kërcënimin ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka dënuar lidhur me kërcënimin ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës
Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon kërcënimin ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Kërcënimi përmes emailit me jetë ndaj Kryetarit, është kërcënim serioz, akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike. Asociacionin i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që ndaj autorit apo autorëve të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Mitrovicës dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë. Asociacioni i Komunave të Kosovës inkurajon udhëheqësit e Komunës së Mitrovicës në angazhimet e tyre të përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tyre”, është thënë në reagimin e AKK-së.
/Epoka e re/