AKK-ja dënon sulmin fizik ndaj drejtorit të komunës së Gjilanit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj drejtorit për Shërbime Publike në komunën e Gjilanit Naser Korça.
AKK-ja ka vlerësuar se sulmi fizik ndaj një drejtori komunal në ndërtesën e komunës së Gjilanit, është kërcënim serioz, akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike.
Asociacionin i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga organet e rendit që ndaj autorëve të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Gjilanit dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës inkurajon udhëheqësit e komunës së Gjilanit në angazhimet e tyre të përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tyre.
/Epoka e re/