AKK-ja diskuton rreth Projektligjit për Inspektimin Administrativ
Asociacioni i Komunave të Kosovës sot është mbledhur për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Inspektim Administrativ, i cili në muajin dhjetor të vitit 2021 ka kaluar fazën e konsultimeve publike.
Në këtë mbledhje, kryetarët e komunave të Kosovës do të diskutohet edhe për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi dhe disa çështje tjera.
Në muajin dhjetor të vitit 2021 Projektligji për Inspektimin Administrativ ka kaluar fazën e konsultimeve publike.
Ky projektligj, është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile. Projektligji synon krijimin e Inspektoriatit Administrativ, që do jetë agjenci ekzekutive dhe e cila, sipas ekspertëve të fushës, i ngjan një trupe policore civile pa uniformë, që do të kontrolloj, shantazhojë dhe hetoj administratën publike.