AKK-ja fillon hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.
Ai ka thënë se dje është njoftuar nga ky divizion se tani më i kanë pranuar dosjet e tenderëve.
“Ju njoftoj se AKK-ja pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i ‘Bidrigging’ apo manipulim me oferta. ‘Bidrigging’ është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e marrëveshjeve vertikale, ndërsa ‘Bidrigging’ që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e marrëveshjeve horizontale”.
“Pra ‘Bidrigging’ me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton prokurori përkatës dhe ‘Bidrigging’ me marrëveshjet horizontale i trajton AKK-ja. Për çdo çështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar”, ka thënë ai.