AKK-ja heton sektorin e shëndetësisë, të sigurimeve dhe të ndërtimtarisë

11 shtator 2020 | 12:41

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, kanë thënë të premten në një konferencë për medie, se nuk ka vend për shqetësime sa i përket çmimeve për testet serologjike për Covid-19 në laboratorët privatë.

Sipas tij, nuk ekziston më shërbimi me shumën prej 200 eurosh. “Vetëm katër teste janë lëshuar me 200 euro dhe nuk ka hapësirë që autoriteti të ndëshkojë institucionin privat pasi tashme ka ndërprerë këtë shërbim”, ka deklaruar Prestreshi, duke folur për sektorin e sigurimeve.

“Autoriteti ka hetuar edhe sektorin e sigurimeve. Nga analizat e bëra konstatohet se kemi të bëjmë me një treg të rregulluar ku çmimet e produktit janë unifikuar. Kjo i bie se mungon presioni konkurrencës ndërmjet kompanive. Për këtë arsye, ne sërish i bëjmë thirrje BQK-së si rregullator i këtij tregu që ta marrë parasysh rekomandimin tonë të vitit 2019. Rekomandim ky që thekson se unifikimi i çmimeve të Primit të TPL është në kundërshtim me parimet e konkurrencës në një treg të lirë”, ka thënë Prestreshi.

Në këtë konferencë për medie, temë diskutimi ishte edhe çmimi çimentos.

Pas shqetësimeve të ngritura nga ndërtimtarët për rritjen e çmimit të çimentos 20 për qind, nënkryetari i AKK-së, Ahmet Krasniqi, ka theksuar se janë ende duke mbledhur informata dhe së shpejti do të nxirret një vendim meritor për prodhuesin e çimentos.

Ndërsa sa i përket tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë të nënshkruar në pandemi, Fatime Haziri nga AKK-ja ka thënë se Autoriteti ka monitoruar tenderët e nënshkruar gjatë pandemisë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Megjithëse, sipas saj, Autoriteti ka vendosur për të ndjekur pista më të avancuara për të tenderët e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë.

(A.M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zakonisht kur mendojmë për veshjet e personazheve të famshëm, mendja…