AKK-ja ka një njoftim për zyrtarët e lartë publik

30 mars 2018 | 11:11

Agjencia Kundër Korrupsionit  (AKK) njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të martën, më 3 prill 2018.

“Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031  Për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4  përcakton se: ‘Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do  të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë  feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj’”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, bashkë me drejtorin…