AKK-ja mban konferencë për çmimet e laboratorëve privatë për teste
Ministria e Shëndetësisë ka licencuar disa laboratorë privatë për kryerjen e testimit për virusin SARS CoV 2. Autoriteti i Kosovar i Konkurrencës ka ndërmarrë të gjitha masat për monitorimin e këtij tregu në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje e mundshme e konkurrencës. AKK ka treguar se janë duke i monitoruar të gjitha veprimet e këtyre institucioneve private, por me theks atë në caktimin e çmimeve të shërbimeve.
E rreth procesit të monitorimit të çmimeve, Autoriteti i Kosovar i Konkurrencës do të mbajë sot konferencë për media. “Në Autoritetin e Konkurrencës nuk kemi pranuar ende ndonjë ankesë nga qytetarët, por i ftojmë të gjithë që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale. Po ashtu, i ftojmë sërish edhe laboratorët e licencuar që t’i drejtohen Autoritetin të Konkurrencës në rast se kanë nevojë për ndonjë sqarim lidhur me këtë çështje. Gjithashtu ju njoftojmë se çdo të premte, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do jap deklaratë për medie rreth procesit të monitorimit të çmimeve”, thuhet në komunikatën për media nga AKK.