AKK-ja nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

26 prill 2022 | 13:39

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) do të fillojë verifikimin e pasurisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i AKK-së, Ylli Buleshkaj. “Po, gjatë ditës së sotme kemi filluar inicimin e procedurave fillestare të pasurisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj”, është shprehur shkurt Buleshkaj për “Klan Kosova”.

Ndryshe, mediumi slloven “Planet TV”, ka raportuar se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven, Robert Golob.

“TV Planet” ka publikuar dokumente që pretendonin se është bërë një bartje e parave nga filiali i kompanisë energjetike GEN-i në Beograd në kompaninë “MB Consulting” që është në pronësi të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, të cilat më pas ky i fundit i ka tërhequr dhe ia ka dërguar politikanit opozitar slloven, Robert Golob.

Këto akuza janë mohuar ambasadori Berishaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Ministria e Jashtme që ambasadorit Martin Berishaj t’i kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni.

Kujtojmë, Berishaj është emëruar ambasador në Kroaci në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon edhe pse në moshën 44-vjeçare po vazhdon të…