AKK-ja nuk gjen parregullsi në laboratorët privatë që kryejnë testime serologjike
28 gusht 2020
| 11:30
Autoritetit Kosovar i Konkurrencës (AKK) nuk ka gjetur ndonjë parregullsi në laboratorët privatë në lidhje me testimet me Covid.
Në konferencën për medie lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për virusin SARS-CoV-2, Muhamet Krasniqi, anëtar i Komisionit për monitorim ka theksuar se nga 118 laboratorë të licencuar, bazuar në informatat AKK-së nuk ka arritur të gjejë ndonjë shërbim që bie ndesh me ligjet në fuqi.
“Është një treg që po funksionon mirë, treg i liberalizuar”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa Rizah Arifi, kryesues i grupit punës për monitorimin e laboratorëve, ka thënë se AKK-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë parregullsi për këtë çështje.