AKK-ja: Pas insistimit tonë, Ministria e Financave e shtyu afatin për zbatimin e normës tatimore
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka deklaruar se ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati, në mbledhjen e 227-të të qeverisë, ka njoftuar se është futur dispozita që ka të bëjë me shtyrjen e afatit për zbatimin e tatimit të normës tatimore progresive në pronat e paluajtshme komerciale për vitin 2026.
Sipas AKK-së, kjo normë tatimore është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë vendim të Qeverisë duke vlerësuar se kërkesa jonë ka qenë e arsyeshme dhe e argumentuar me fakte se kjo është e panevojshme në këtë fazë. Vlen po ashtu të ceket se shumica e komunave të Republikës së Kosovës ia kanë ulur tatimin në pronë qytetarëve për rreth 33 për qind”,ka njoftuar AKK-ja.