AKK-ja: Pasurinë nuk e kanë deklaruar edhe 1 426 zyrtarë publikë
Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1 426 (29.93 për qind) zyrtarë publikë.
Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.
Agjencia Kundër Korrupsionit edhe një herë ka rikujtuar zyrtarët e lartë publikë, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK-ja detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.