AKK-ja për ndalimin e Haskukës: Serbia po vazhdon me mentalitetin e vjetër
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar lidhur me ndalimin për të kaluar nëpër Serbi të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
AKK-ja këtë ndalim të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka vlerësuar si mentalitet të vjetërsuar të autoriteteve të Beogradit e që assesi nuk po mund të kuptohet realiteti i ri në këtë pjesë të Evropës.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës po ashtu kërkon nga Institucionet qendrore qeveritare të Kosovës reagim të fuqishëm institucional tek autoritetet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti lidhur me dialogun me Serbinë, të paktën, për të vënë në funksion lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të zyrtarëve të zgjedhur të Komunave të Kosovës”, është thënë në reagimin e AKK-së.
/Epoka e re/