AKK-ja: Qeveri mos i bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

30 gusht 2022 | 15:19

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse, sipas këtij bordi, ky problem është nacional e jo lokal.

“Zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç. Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dialogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytetarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjente legalizimi i objekteve pa leje sepse afati përfundon më 4 shtator, si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevojiten për udhëtim. Bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve të arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike”, është thënë në reagimin e AKK-së.

Ky bord ka theksuar se komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale.

“Qeveri mos bëni presion mbi zyrtarët komunalë për sigurimin e listave të punëtorëve grevist. Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeverisje lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje. AKK-ja edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedoj me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët”, është theksuar në reagimin e AKK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryetari i Prishtinës, Përparim…