AKK-ja: Zyrtarët e lartë publikë mund ta bëjnë deklarimin e pasurisë vetëm në mënyrë elektronike

17 mars 2020 | 14:14

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë me dije se për shkak masave të Qeverisë për koronavirusin, zyrtarët e lartë publikë mund ta bëjnë deklarimin e pasurisë vetëm në mënyrë elektronike

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus COVID-19, për reduktimin e  veprimeve  esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit njofton opinionin publik se do të vazhdoj punën bazuar  ne vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike”.

“Me këtë rast,  Agjencia kundër Korrupsionit njofton  të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar,  nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë  në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e lartë apo personat e autorizuar në zyrat e AKK-së, ju lutemi të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në  mënyrë elektronike në adresën [email protected], ndërsa  formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar.Agjencia kundër Korrupsionit njofton se  afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike”, ka njoftuar AKK-ja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Komuna e Prishtinës ka filluar pastrimin dhe dezinfektimin e…