AKKVK-ja, institucion që ofron ndihmë për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit
Profesori Mensut Ademi në tetor të vitit 2009, së bashku me disa bashkëpunëtorë, ka themeluar Asociacionin e Kriminologëve, Kriminalistëve dhe Viktimologëve të Kosovës (AKKVK) që aktualisht ka rreth 800 anëtarë.
Këtë asociacion nga viti 2009 e deri më tani e drejton vetë Ademi, i cili ka treguar se synimi i AKKVK-së është të arrijë deri te politikat strategjike nacionale dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe të ofrojë programe për parandalimin e dukurive kriminale si delikuenca e të miturve, frika nga kriminaliteti, terrorizmi, radikalizmi, konfliktet në familje dhe rehabilitimi i personave gjatë vuajtjes së dënimit dhe pas vuajtjes së dënimit.
Ademi ka bërë me dije për “Epokën e re” se AKKVK-ja ka bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)