Akordoi penallti të paqenë, pastaj u lutë që CR7 ta humbiste atë
Howard Webb është një nga gjyqtarët më të njohur anglez. Ai mbahet mend mirë në Spanjë, për shkak se gjykoi finalen e Botërorit të Afrikës së Jugut, që “La Roja” e fitoi kundër Holandës. Me profesion oficer policie, ky gjyqtar u dallua për autoritetin e tij karshi lojtarëve në fushën e lojës.
E meqë jemi te spanjollët, ata nuk kanë kujtime të tjera shkëlqyeshme për të, sepse nuk e ndëshkoi goditjen brutale të De Jong ndaj Xabi Alonso. Këtë gabim, vetë Howard Webb e ka pranuar.
Ai, gjithashtu, ka rrëfyer një tjetër gabim gjatë gjykimit. Duke folur për “The Athletic”, anglezi tregon ndeshjen e Premier Liga më 2009, midis Manchester United dhe Tottenham. “Djajtë e Kuq” të Cristiano Ronaldos humbën 0-2 dhe ai sinjalizoi një penallti, që nuk ishte: “Unë pashë Carrick të marrë topin, së pari, dhe pastaj ishte portieri i Tottenham, Gomes, që i ndërhyri. Akordova me lehtësi penallti. Prita protestat e zakonshme, që shohim nga futbollistët, por ajo që nuk e prisja ishte pamja e habitur e Gomes. Brenda pak sekondave kuptova se kisha gabuar, por nuk e ndryshova vendimin. Nuk e di ku gabova, por e dija se diçka nuk ishte në rregull. Unë thjesht dëshiroja që Ronaldo të humbiste penalltinë dhe e drejta të shkonte indirekt në vend”.
Në fund, Cristiano Ronaldo shënoi penallti dhe Manchester United përmbysi gjithçka me shifrat 5-2.