AKP-ja dhe KGjK-ja nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional

12 korrik 2022 | 16:03

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) kanë nënshkruar të martën memorandum mirëkuptimi me qëllim të ndihmës së ndërsjellët për përshpejtimin e proceseve të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Nazmi Mikullovci dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, të cilët duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve theksuan se me memorandumin e nënshkruar do të shtohet efikasiteti në shqyrtimin e lëndëve për përmbylljen e procesit të likuidimit të ndërmarrjeve nga ana e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij memorandumi është përcaktimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) me synim efikasitetin dhe ekonomizimin e procedurave, të cilat parashihet të arrihen me angazhimin e disa Ofruesve të Shërbimeve/Juristëve të diplomuar, në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, lidhur me çështjet administrative në procesin e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.

AKP si agjenci e pavarur dhe KGjK si institucion i pavarur shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta që është adresimi me kohë i lëndëve pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është në zi pasi është ndarë nga jeta një…