AKP-ja miraton listën e aseteve të shitjes me likuidim SHAL 50 dhe transkacionet e SHAL 48
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt, ku morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 50 dhe miratoi transaksionet e SHAL 48.
Veç kësaj Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka shqyrtuar raportet rekomanduese të Njësisë së Negocimit Direkt si dhe raportet përfundimtare të po të njëjtës njësi.
“Bordi diskutoi edhe në lidhje me propozimin për largim të subjekteve juridike Ndërmarrjet/Subjektet juridike, Kosovatransat, nga autoriteti administrativ dhe kompetencat e AKP-së, të cilin e miratoi. Pas shqyrtimit Bordi miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për NSh Agrokultura lidhur me aprovimin e qiradhënies direkte për kompaninë ‘SOwI Kosovo’ si dhe propozimet e tjera nga autoritetet e likuidimit lidhur me qiradhënie te aseteve”, është thënë në njoftimin e AKP-së.
Mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të AKP-së është caktuar më 30 gusht.
/Epoka e re/