AKP-ja miraton listën e shitjes së 121 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore

29 mars 2019 | 16:56

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën ka  ku diskutuar dhe ka marrë vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje menaxhmenti ka raportuar para Bordit të Drejtorëve për aktivitetet e agjencisë, ndërkaq u diskutua edhe raporti vjetor i agjencisë, i cili u miratua në mënyrë unanime.

“Në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe njëzëri miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me likuidim nr. 47, valë kjo që përfshin 121 asete atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Bordi, me propozim të menaxhmentit vendosi që depozitat për asetet që gjenden në zona rurale të ulen, në mënyrë që të mundësohet pjesëmarrje në tender e sa më shumë të interesuarve dhe kështu të zhvillohet një konkurrencë më e madhe”, është theksuar në komunikatën e AKP-së.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka diskutuar edhe në lidhje me asetet specifike që janë nën administrimin e kësaj agjencie dhe ka aprovuar raportin e komisionit përkatës, me ç’rast dha pëlqimin për fillimin e procedurave të negocimit për disa asetet specifike në disa rajone të Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar edhe draft marrëveshjen me Ministrinë e Administratës Publike për pagesën e shpronësimit me këste për ndërtesën e Bankës së Lubljanës, pastaj draft marrëveshjen me këtë ministri dhe me Komunën e Prishtinës për pagesën e shpronësimit me këste për ndërtesën “Shtëpia e Re e Mallrave”, për ndërmarrjen shoqërore “Gërmia”, si dhe një pjesë të tokës së NSh “Slloga”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur vendimin e…