AKP-ja miraton transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim SHAL 63
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e rregullt, me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti. Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar raportin mujor të menaxhmenti, raportin informues nga BSPK-ja dhe raportin mujor për NSH Brezovica.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve ka miratuar transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim SHAL 63, ndërsa mori vendim që asetet që nuk kanë marrë oferta ose janë refuzuar në SHAL 63 të shtohen në SHAL 64, e po ashtu të shtohen në SHAL 64 edhe shitja e mbetjeve metalike pronë e NSh Urata PRN103 të cilat gjinden të vendosura në pronën private.
Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar dhe miratuar plotësim ndryshimin e Rregullores së Prokurimit me Fondet në Likuidim, ka aprovuar Rregulloren për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% si dhe ka miratuar Amadamentimin e Rregullores për Shitje Direkte.
Sa i përket çështjeve të likuidimit Bordi i Drejtorëve ka miratuar propozimet e menaxhmetit të AKP-së për vendosje në likuidim të NSH-ve: Automakedonija dhe Borba. Gjithashtu miratoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për NSh Produkt dhe Nsh Magjistrala, ndërkaq Bordi u njoftua për mbyllje të procesit të likuidimit për NSh Vet Station në Shtërpce dhe NSh Veterinary Station në Prizren. Gjithashtu, në këtë takim u aprovua edhe raporti për përcaktimin e statusit si ndërmarrje shoqërore për KPS1537U/PRN193 – Ndërmarrja Organizate e Punës NSH “Nacional”.
Për më tepër në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Komunës së Lipjanit lidhur me asetet e MIM Golesh në Magure që ndërlidhet me evitimin e rrezikut për qytetarët e këtij rajoni.
Bordi mori në shqyrtim dhe aprovoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me marrjen me qira te pronës së NSh “Trepça” Standard. Veç kësaj Bordi diskutoi dhe trajtoi dhe një numër çështjesh tjera nga mandati i saj.