AKP-ja pranon ofertat për shitjen e 125 aseteve
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 51 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 125 asete sa ishin në shitje konkurruan 79 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,126,433 euro.
Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.
Për rezultatet tabelare vizitoni ueb faqen e AKP-së: