AKP-ja shpall fituesit e shitjeve përmes likuidimit nr. 40
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të hënën në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 40 përmes metodës së likuidimit, ka shpallur çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 91 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2,228,962 euro.
“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, është bërë me dije në njoftimin e AKP-së.
/Epoka e re/