AKP-ja miraton 20 përqindëshin për punëtorët e tri ndërmarrjeve

01 nëntor 2018 | 15:20

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar transaksionet e shitjes se aseteve përmes likuidimit 41, si dhe ka miratuar listën e aseteve të luajtshme të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja” për shitje si pjesë e listës së Shitjes së Aseteve nr. 43 (SHAL 43).

Veç kësaj, Bordi ka miratuar po ashtu propozimin për qiradhënie të asetit të ndërmarrjes shoqërore (NSh) “Metaliku, depo e prodhimeve të gatshme nën administrim direkt, si dhe disa qiradhënie të tjera.

“Bordi diskutoi dhe miratoi raportet rekomanduese për transformimin e pronës shoqërore përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë të Komisionit për asete specifike për rajonin e Prishtinës. Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe raportet e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave për 20 për qind të punëtorëve për tri NSh: NSh ‘Fabrika e Amortizatorëve’, në Prishtinë; NSh ‘Mlladost’, në Shtërpce dhe NSh ‘Pertrans’, në Pejë, si dhe raportet e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktim të statusit të ndërmarrjeve për: i) Asetet në Kosovë, të Ndërmarrjes ‘Solid’ Soboticë, ZR Prishtinë, ii) Ndërmarrja Qendra e Rekreacionit për Fëmijë dhe të Rinj-Pishat e Deçanit, ZR Pejë; dhe iii) Ndërmarrja Bashkësia e Sigurimit të Pasurisë dhe Personave ‘Kosova’ ZR Prishtinë. Bordi po ashtu miratoi raportin e radhës të Komisionit për Banesat e NSh-ve”, është thënë në njoftimin për media të AKP-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angel Di Maria e ka rinovuar kontratën me skuadrën e…