AKP-ja sot pranon ofertat për shitjen e disa aseteve

13 korrik 2022 | 08:01

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën e mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve së disa aseteve.

Ofertat do të pranohen prej orës 10:00 deri në 12:00.

Gjysmë ore pas dorëzimit të ofertave do të bëhet hapja e tyre.

Partia që tash është në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar procesin e privatizimit, i cili po vazhdon edhe në qeverisjen e saj.

Disa deputetë të saj në disa raste ishin zotuar se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje AKP-ja do të shuhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktorët kanë transplantuar me sukses dy zemra derri në trupat…