AKP-ja transferon 106 milionë euro në buxhetin e Republikës së Kosovës
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim të optimizimit dhe arritjes së shitjeve të planifikuara më 15 prill 2019.
Në këtë takim, Bordi i AKP-së ka miratuar ropozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milionë eurove.
Agjencia Kosovare e Privatizimit më transferimin e fundit në buxhetin e Republikës së Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milion euro.
Bordi gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milionë euro.
Në këtë shitje AKP-ja ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta.
/Epoka e re/