AKP-ja transferon 44 milionë euro në buxhetin e shtetit
13 gusht 2018
| 14:16
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur një mbledhje urgjente me ç’rast ka miratuar transferimin e 44 milionë eurove në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi edhe transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim SHAL 39.
Veç kësaj, këtu u diskutua dhe u miratua memorandumi i mirëkuptimit në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
/Epoka e re/