AKP: Miratohet plani vjetor i punës dhe performancës për vitin e ardhshëm

06 dhjetor 2021 | 14:42

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme, ku diskutoi për Strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të AKP-së, në veçanti për afatet kohore të nevojshme për implementim të saj.

“Pas shqyrtimit të detajuar Bordi i Drejtorëve miratoi Strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së. Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit miratoi njëzëri Planin Vjetor të Punës dhe Performancës për vitin 2022. Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, diskutoi dhe miratoi shpalljen e konkursit për pozitën e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Hollivudit, George Clooney tha se iu ofruan 35…