AKPPM percakton fushat e bashkepunimit me AKBPM-në

09 prill 2023 | 18:20

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosoves për Produkte dhe Paisje Medicinale Sejdë Tolaj me bashkëpunetorë priti në takim një delegacion nga Agjencia Kombetare e Barnave dhe Paisjeve Mjekesore nga Shqipëria e Kryesuar nga Drejtoresha znj. Jetmira Bebeci e shoqeruar me Shefat e Sektorëve.

Gjatë vizites dy ditore z.Tolaj njofoi nga afer delegacionin nga Shqiperia me aktivitetet dhe sherbimet që është duke ofruar AKPPM ne funksion të mbrojtjes së shendetit publik të qytetareve,që njeherit është edhe mision i këtij insitucioni të rendesishëm.

Poashtu pas nje pune intenzive dy ditore Agjencitë e te dyja vendeve arriten të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit reciprok të shoqeruar me plan veprimi.

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë së Barnave, Farmakovigjilenca, dhe Paisjet Mjekësore do te janë prioritet në bashkëpunimin e stafit të ketyre insitucioneve gjatë këtij viti kalendarik.

Keto aktivitete të perbashkëta bashkepunimi po behen para takimit të dy Qeverive të Kosoves dhe Shqipërisë,ku permes dy ministrive respektive qe nga viti 2022 Kosova dhe Shqipëria kanë nenshkruar marrveshjen e bashkëpunimit në fushen e produkteve dhe paisjeve medicinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Beteja e Koshares, 09 prill 1999-2023 Politika…