AKR-ja kërkon rinumërim të plotë të votave në Prishtinë

24 tetor 2021 | 12:17

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit, Gëzim Mehmeti, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në kryeqytet.

Mehmeti e ka bërë këtë kërkesë, pasi sipas tij ka pasur manipulime me vota, duke u dëmtuar kështu partia e tij me 1.2 për qind.

“Qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë të zgjedhjeve e edhe KQZ-ja, mirëpo ka që disa individë kanë abuzuar me këto zgjedhje, dhe AKR është dëmtuar me 1.2 për qind. Ne kemi prova dhe edhe pse nuk janë rezultatet preliminare, po ju jap disa shembuj ku është abuzuar me votat e partisë tonë”, ka thënë Mehmeti në një konferencë për medie.

“Kërkesa jonë është që në Prishtinë te të gjitha vendvotimet të shkohet në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do të paraqesin provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR-ja pra kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”, ka thënë Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi Zgjoi me regji të Blerta Bashollit ka fituar çmimin…