AKR-ja këtë javë do të dalë me emrin e ministrit të Punëve të Brendshme
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, shpreson se këtë javë do të emërohet ministri i Punëve të Brendshme.
Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se aktual- isht nuk ka ndonjë emër konkret për këtë pozitë por, sipas Makollit, strukturat e partisë janë duke u angazhuar për ta përzgjedhur njeriun e duhur.
Pavarësisht prej zhvillimeve të fundit politike në vend, ai ka theksuar se AKR-ja nuk është për prishje të koalicionit qeverisës.
“Besoj se strukturat e Aleancës Kosova e Re do të mblidhen gjatë kësaj jave për të diskutuar për zëvendësimin e ministrit të Punëve të Brendshme, në mënyrë që shumë shpejt ta kemi ministrin e ri të Punëve të Brendshme. Shpresoj se kjo çështje do të vendoset brenda kësaj jave. Jemi parti liberale dhe demokratike, prandaj kurrë nuk kemi menduar që për pozita shtetërore të propozojmë vetëm anëtar të AKR-së, por gjithmonë kemi luftuar t’i propozojmë njerëzit e duhur”, ka deklaruar Makolli.