AKR-ja mirëpret marrëveshjen me ShBA-në për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

05 janar 2021 | 16:12

Aleanca Kosova e Re (AKR) si subjekt parlamentar i përfaqësuar me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës ka mirëpritur marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowas.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kjo marrëveshje është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të FSK-së.

“AKR-ja mirëpret marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowas. Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës. Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se nuk ka të dhëna…