AKR-ja nuk e ka problem kalimin e pragut zgjedhor

09 gusht 2019 | 07:24

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli, ka bërë me dije se kjo parti është e përgatitur për zgjedhje të reja kurdo që ato mbahen.

Ai ka thënë se AKR-ja nuk do ta ketë problem kalimin e pragut zgjedhor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka deklaruar se ende nuk është vendosur nëse kjo parti do të garojë e vetme apo në koalicione.

Ai ka theksuar se AKR-ja nuk e injoron dhe nuk ka vija të kuqe për askënd.

Megjithatë, sipas Islam Pacollit, AKR-ja në këto zgjedhje do të duhej të garonte e vetme.

“AKR-ja nuk e ka asnjë problem dhe është e përgatitur për zgjedhje. Kurdo që shpallen zgjedhjet ne jemi të gatshëm dhe qytetarëve do t’u të ofrojmë njerëz adekuatë. Pastaj varet prej qytetarëve nëse duan një qeverisje më të mirë apo jo”, ka theksuar ai.

Ai ka shprehur optimizëm se puna e ndershme e AKR-së do të vlerësohet nga qytetarë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e Premier Ligës kanë bërë disa transferime në ditën…