AKR-ja NUK PËLQEN TË BËHET PJESË E KOALICIONIT TË ARDHSHËM QEVERISËS

23 nëntor 2019 | 09:44

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka treguar se ky subjekt politik pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo parti nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Sipas tij, të qenit në opozitë gjatë mandatit të ardhshëm do t’i mundësojë kësaj partie që t’i bëjë reformat e nevojshme brendapartiake.

Matoshi është shprehur i bindur se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja e qytetarëve të Kosovës ndaj AKR-së ashtu siç janë duke u fuqizuar partitë liberale në Evropë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti letonez i ngarkuar me median njoftoi se ka vendosur…