AKR-ja: Pacolli kontribuoj në pajtimin për demarkacionin
Edhe Aleanca Kosova e Re e ka përshëndetur nënshkrimin e deklaratës së përbashkët në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila lënë mundësi të korrigjimit të marrëveshjes së demarkacionit me shtetin malazez.
Në reagimin e kësaj partie, është thënë se presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë kontribut të fuqishëm në arritjen e këtij pajtimi.
“Që në vizitën e parë si ministër i jashtëm në Podgoricë, Presidenti i AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli, ka punuar fuqishëm për kapërcimin e pengesave në implementimin e Marrëveshjes, në kërkim të zgjidhjeve pajtuese që ofrohen gjatë zbatimit teknik të saj në terren. Kësisoj mbyllet përfundimisht një kapitull diskutimesh, debatesh politike, që megjithatë efektet negative, i ka shërbyer politikës sonë të brendshme në maturimin e saj, dhe nuk ka prekur konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira me Republikën e Malit të Zi. Ne ftojmë gjithë partitë tashmë të shohin para drejt procesit të integrimit evropian, që nis me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, është thënë në reagimin e AKR-së.