AKR merr këshilla nga një gjerman se si të përfitojë më shumë si parti

03 mars 2018 | 14:09

Strukturat partiake të Aleancës Kosova e Re, sot do të marrin këshilla nga një gjerman se si të përfitojnë më shumë si parti politike.

Në një trajnim, që ka organizuar kjo parti në Prishtinë, do të flas gjermani Manfred Richter, i cili është anëtar i bordit të FNP-së, ish kryebashkiak dhe ish-deputet i Gjermanisë.

Richter sipas agjendës do të flas për temën se “Si do të përfitojmë më shumë për strukturën e partisë nga të qenurit në një koalicion qeveritar? dhe “Menaxhimi i koalicionit – mundësitë dhe kërcënime”.

Gjithashtu zyrtarët të lartë të AKR-së dhe anëtarë të saj do të mund të marrin këshilla edhe për strukturën e brendshme të partisë nga Richter.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti nga kjo parti, Islam Pacolli përmes një fotografie në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e ulëta që mbretëruan në vendin tonë dhe reshjet…