AKR: Pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e Dushit
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se dorëheqja e Edmond Dushit është e pakuptimtë, pasi ai veçse ishte i shkarkuar shumë kohë më parë, për shkak se kishte marrë vetëm 400 vota në zgjedhjet e fundit.
Kështu thuhet në komunikatën e AKR-së të dërguar për media.
Në këtë njoftim thuhet se AKR-ja dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe veçanërisht elektoratin e AKR-së ne Gjakovë lidhur me shkarkimin e Edmond Dushit.
“Pas rezultatit dëshpërues që Edmond Dushi ka treguar në zgjedhjet e fundit si kandidat i AKR-së ne Gjakovë, menjëherë pas zgjedhjeve AKR duke parë atë rezultat, ka vleresuar se Dushi nuk mund të vazhdojë të udhëheqë këtë degë të rëndësishme të AKR-së, prandaj menjëherë pas zgjedhjeve e kemi konsideruar largimin e tij të domosdoshëm”, thuhet në njoftimin e kësja partie.
Sipas partisë së Pacollit, dorëheqja e tanishme e tij është e pakuptimtë pasi ai veçse ishte i shkarkuar shumë kohë më parë për shkak se kishte arritur vetëm 400 vota në zgjedhjet e fundit.
“AKR në Gjakovë është në proces të brendshëm zgjedhor dhe duam të garantojmë votuesit tonë se kjo degë do të fuqizohet dhe zgjerohet edhe më shumë në ditët në vazhdim”, përfundon komunikata.