Akreditohen dy programet studimore të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit

27 qershor 2024 | 12:36

Dekani i fakultetit të FIEK-ut, Musa Selimi ka bërë të ditur se dy programe studimore të Fakultetit janë akredituar me sukses!. Fjala është për Programin “Edukimi Fizik dhe Sport” – niveli Bachelor 240 ECTS, dhe Programi “Trajner Sportiv” – niveli Master 60 ECTS.

Njoftimi i plotë:

Me krenari ju njoftojmë se dy programe studimore të Fakultetit tonë janë akredituar me sukses!

Programi “Edukimi Fizik dhe Sport” – niveli Bachelor 240 ECTS

Programi “Trajner Sportiv” – niveli Master 60 ECTS.

Kjo arritje e rëndësishme është një dëshmi e përkushtimit dhe cilësisë së mësimdhënies në Fakultetin tonë. Akreditimi konfirmon standardet e larta akademike dhe përgatitjen profesionale që ofrojmë për studentët tanë.

Në këtë moment të rëndësishëm, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj stafit tonë të përkushtuar, studentëve të zellshëm dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë proces të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja juaj kanë qenë të pazëvendësueshme dhe ky sukses është një dëshmi e përpjekjeve tuaja të palodhshme.

Faleminderit për përkushtimin dhe angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm!

Urime  gjithë stafit, studentëve dhe partnerëve tanë për këtë sukses të madh! Le të vazhdojmë së bashku drejt arritjeve të reja dhe të mbajmë lart emrin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ia doli të kualifikohej në raundin tjetër, pas fitores…