
Akreditohet atasheu i mbrojtjes i Kosovës në Gjermani
22 prill 2025
| 14:20
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së atasheut të mbrojtjes, me ç’rast kolonel Bekim Zejnullahu mori zyrtarisht këtë funksion të rëndësishëm nga atasheu i deritashëm nënkolonel Besim Gashi.
Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global.