
Akreditohet atasheu ushtarak i Kosovës në Turqi
12 mars 2025
| 10:12
Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si atashe ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi.
Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.
“Shteti i Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë, ndërsa eksploron projekte të reja ushtarake për të ardhmen”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.