![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/e-jashtzakonshme.png)
Akrobatët që sfidojnë vdekjen në luginën përrallore
25 qershor 2020
| 11:23
Një grup akrobatësh kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme rihapjen e teleferikut Glacier 3000 në Les Diablerets, Zvicër.
Për shkak të lehtësimit të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit, akrobati Freddy Nock u ngjit me biçikletë mbi shufrat e teleferikut me në sfond një luginë përrallore dhe të rrezikshme.
Si për t’i bërë edhe më ta vështirë gjërat, ai e bëri këtë me sytë e mbyllur. Edhe perfomues të tjerë dhuruan spektakël, si balerinat mbi shtyllë dhe ecja mbi “rrotën e vdekjes”.