“AKS do të formohet kur Serbia ta pranoj pavarësinë e Kosovës”
Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike Fatmir Sheholli ne emisionin në “RTK2”, ka deklaruar se “Asociacioni i komunave me shumice serbe do te formohet kur te përfundoj dialogu ndërmjet shtetit te Kosovës dhe Serbisë dhe kur Serbia ta pranoje pavarësinë e shtetit te Kosovës”.
Sheholli lidhur me këtë çështje pohoi se ne Bruksel është marre obligimi për Statutin e AKS dhe format e veprimit te tij ne baze te kushtetutës se Republikës se Kosovës, por nuk është e obligueshme qe Kosova ta formoje AKS para se Serbia ta njoh pavarësinë e shtetit te Kosovës.
Sheholli ne këtë emision ka pohuar se shqiptarët e Graçanices janë thellësisht te diskriminuar nga kryetari i kësaj komune Srgjan Popoviq i cili edhe pas një vit mandati nuk e ka emëruar nënkryetarin për komunitete ne këtë komune nga radhët e shqiptarëve.
Sipas Shehollit, shqiptarët e Graçanices ndjehen te fyer dhe janë ne përgatitje te protestave kundër këtij diskriminimi qe po ju behet ne këtë komune. Ai shtoi se ne komunën e Graçanices punojnë vetëm 3 shqiptarë.