Aksident brenda tunelit, makinat bëhen copë copë

24 dhjetor 2020 | 14:05

Një aksident me tre të plagosur, dy nga të cilët në gjendje të rëndë u regjistrua mesditën e sotme brenda tunelit të Krrabës, në drejtimin Elbasan-Tiranë, që u bllokua për më shumë se 50 minuta.

Gazetari i “ABC”-së, Aldo Kozarja raportoi nga brenda tunelit të Elbasanit gjithçka që ndodhi duke sjellë pamjet dhe dinamikën. Në aksident u përfshinë 2 makina një “Ford” dhe një “Audi”.

Nga të dhënat e para mësohet se një nga dy makinat, “Ford”-i humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe manovrave duke marrë përpara edhe mjetin tjetër, “Audi”.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Tre të plagosurit janë të rinj nga Tirana, dy ishin në makinën tip “Ford” që kanë shpëtuar për mrekulli, pasi është bërë copë copë, ndërsa i treti drejtuesi i “Audi”-it, që u godit nga pas.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani i ka shpëtuar për…