
Aksident edhe në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen 7 persona
02 maj 2022
| 19:04
Shtatë persona kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti ndërmjet dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.
“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.