Aksident me fatalitet, vdesin tre persona në rrugën Pejë – Vitomiricë

10 qershor 2018 | 13:00

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:10 në rrugën Pejë -Vitomiricë, konkretisht në lagjen “Fidanishte”, ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

“Viktima të këtij aksidenti janë: mashkull me inicialet E.H., i lindur më 1993, i komunitetit egjiptian, M.B., femër nga komuniteti egjiptian dhe një femër tjetër me inicialet Xh.H. Dy pasagjerët kanë arritur pa shenja jete në spitalin rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një person me inicialet E.H., i komunitetit egjiptian, i cili nga vendi i ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë pavarësisht…