Aksident i frikshëm me 7 policë të plagosur në Angli, po ndiqnin një “BMW”

09 prill 2025 | 17:42

Shtatë oficerë policie janë dërguar në spital pas një përplasjeje të frikshme në autostradën A1(M) pranë Newcastle në Angli ku përfshiheshin pesë makina policie dhe një automjet civil.

Policia e Northumbria tha për Daily Express se “një hetim është duke u zhvilluar pasi oficerët e policisë u përfshinë në një përplasje gjatë një ndjekjeje”.

Mjekët raportuan se policët pësuan lëndime jo serioze, duke raportuar se “katër janë liruar, dy mbeten për vëzhgim dhe një po merr trajtim për një dëmtim në këmbë. Dy pasagjerë të BMW-së nuk janë lënduar”, sipas tyre.

Aksident i frikshëm me 7 policë të plagosur në Angli, po

Aksidenti në Angli

Një person rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është arrestuar me dyshimin se ka ndihmuar dhe nxitur drejtimin e rrezikshëm. Ata ndodheshin në makinën tip “BMW”. Aktualisht, autostrada A1 është e mbyllur në të dyja drejtimet.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet i ditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni…