Aksident i frikshëm në “Tour de France”
27 qershor 2021
| 10:19
Me dhjetëra çiklistë janë përfshirë në një aksident në Tour de France. Shkak është bërë një tifoz, i cili doli në rrugë me një pankartë në dorë.
Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në Brest të Francës. Tony Martin ishte i pari që humbi kontrollin e biçikletës pasi u përplas me krahun e tifozit, ndërsa menjëherë me dhjetëra çiklistë të tjerë u rrëzuan, disa prej të cilëve u detyruan të lënë garën.
Tifozi në pankartë kishte një përshëndetje për gjyshërit në frëngjisht.