Aksident i frikshëm nga Eto’o, kjo është gjendja e tij
09 nëntor 2020
| 15:33
Ish-kapiteni i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka shpëtuar pa u lënduar nga një aksident me makinë të dielën.
39-vjeçari po udhëtonte nga Douala drejt Bafoussam në Kamerun kur makina e tij “4×4” me të cilën po udhëtonte u përplas kokë me kokë me një autobus.
Një zëdhënës i ish-sulmuesit të Interit dhe Barcelonës ka thënë për BBC Sport Africa se Eto’o nuk e ka pësuar asnjë lëndim dhe kjo është konfirmuar pas vizitës së tij në spital për kontroll.
Eto’o ka vendosur të mos e padisë shoferin e autobusit, i cili kishte bërë përpjekje të ikte nga vendi i ngjarjes para se të arrestohej nga policia. Në vend se ta padiste, Eto’o është parë duke i folur butësisht shoferit dhe duke i bërë thirrje të vozisë me më shumë kujdes.